THIRRJE PËR PREZANTIME ME VIDEO

“Kirurgët Mjeshtër në Punë: Si e Bëjnë Ata?”

Kongresi i 2-të Klinik i Kirurgëve Shqiptarë

Hotel Tirana International, Tiranë, Shqipëri
22–24 tetor 2026

Kirurgjia mësohet duke parë dhe duke bërë. Asnjë leksion, asnjë punim dhe asnjë libër nuk e përcjell atë që e përcjell një operacion i kryer mirë brenda pesë minutash: ekspozimin, radhën e veprimeve dhe vendimin e marrë pikërisht në çastin kur duhet marrë.

Me kërkesën e pjesëmarrësve në kongreset tona të mëparshme, Komiteti Shkencor ka krijuar një seancë të veçantë me video. Do të përzgjidhen shtatë video. Ato do të shfaqen para një salle plot me kirurgë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshëvës, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, dhe do të diskutohen hapur nga auditori dhe nga kryesuesit e seancës. Nëse keni një operacion që ia vlen ta tregoni, ky është vendi ku duhet ta tregoni.

Çfarë kërkojmë

  • Një operacion i vështirë i kryer mirë, ku hapat vendimtarë duken qartë
  • Një zgjidhje teknike për një problem të vështirë — ekspozimi, rikonstruksioni, anatomia e vështirë, fusha e rioperimit
  • Një risi, një instrument ose platformë e re, apo një përshtatje që funksionon në sallat tona operatore
  • Një ndërlikim i njohur dhe i menaxhuar gjatë operacionit — këto mësojnë më shumë se rastet pa ndërlikime dhe janë të mirëpritura
  • Përmbajtje me vlerë të qartë edukative për specializantët

Specializantët dhe kirurgët e rinj nxiten fuqishëm të aplikojnë, me një kirurg mbikëqyrës të shënuar si autor senior.

Specifikimet

  • Kohëzgjatja: maksimumi pesë minuta. Një operacion i gjatë duhet të montohet dhe të përmblidhet në pesë minuta — tregoni hapat vendimtarë, jo gjithë procedurën në kohë reale. Videot që e tejkalojnë këtë kohë nuk do të shqyrtohen.
  • Formati: MP4, rekomandohet 1080p.
  • Prezantuesi: kirurgu prezantues duhet të jetë i pranishëm në Kongres dhe ta narrojë videon drejtpërdrejt nga podiumi. Videot nuk prezantohen në mungësë të autorit.
  • Narracioni: në gjuhën angleze, i dhënë drejtpërdrejt, i ndjekur nga diskutimi me auditorin dhe kryesuesit e seancës.
  • Sllajdi hyrës: titulli, të gjithë autorët dhe institucioni.
  • Etika: pëlqimi i pacientit i marrë dhe çdo e dhënë identifikuese e hequr. Aplikimet që nuk e plotësojnë këtë kusht nuk mund të pranohen.

Afati dhe dërgimi

Aplikimet mbyllen më 19 shtator 2026. Dërgoni videon, së bashku me titullin, listën e autorëve dhe institucionet, përmes portalit të aplikimit këtu. Aplikimet e dërguara pas afatit nuk mund të merren parasysh, pasi programi i seancës mbyllet menjëherë pas tij.

Përzgjedhja

Të gjitha aplikimet shqyrtohen nga Komiteti Shkencor dhe vlerësohen për cilësinë kirurgjikale, vlerën edukative dhe origjinalitetin. Do të përzgjidhen më së shumti shtatë video. Autorët do të njoftohen në kohë të mjaftueshme për të organizuar udhëtimin.

Videoja e vlerësuar si më e mira nga Komiteti Shkencor do të marrë Çmimin e Kongresit për Video Kirurgjikale, i cili do të ndahet në ceremoninë e mbylljes. Të gjithë prezantuesit e përzgjedhur marrin një certifikatë prezantimi.

Na tregoni si e bëni. Presim me kënaqësi aplikimet tuaja.

Komiteti Shkencor

Kongresi i 2-të Klinik i Kirurgëve Shqiptarë

Click or drag a file to this area to upload.

 

Thirrje për Prezantime me Video – Kongresi i 2-të Klinik i Kirurgëve Shqiptarë