Shoqata Mediko Onkologjike Shqiptare organizon Kongresin e saj të 9 Kombëtar. Pagesa 3’000 All për mjekët, 1’000 All për specializantët dhe infermierët.
Time & Location
23 shk 2024, 8:30 e paradites – 24 shk 2024, 3:40 e pasdites
Hilton Garden Inn Tirana, Bulevardi Gjergj Fishta 146, Tirana 1001, Albania
About the event
23 Shkurt 2024
08:30 – 09:00 Regjistrimi
09:00 – 09:20 Fjalë Përshëndetëse
Presidente e Shoqatës Mediko-Onkologjike Shqiptare, Prof. Asoc. Silvana Çeliku
Panelistët e ftuar
Sesioni 1 – Salla Butrinti
Tumoret e veshkave
Moderatorë: Prof. Majlinda Ikonomi, Dr. Ibrahim Avdia, Dr. Shk. Enkelejda Çuedari
09:20 – 09:40 Epidemiologjia e kancerit të vezikës urinare, kancerit të veshkes, dhe kancerit të prostatës në Shqipëri – Dr. Shk. Kozeta Filipi
09:40 – 10:00 Rastet e para të nefrektomive radikale laparaskopike për tumoret renale.
Përvoja jonë. – Dr. Bilbil Hoxha
10:00 – 10:20 Diagnoza histologjike e pasuruar me profilin molekular: Bashkimi që bën diferencën. – Prof. Vincenzo Canzonieri
10:20 – 10:40 Trajtimi i kancerit të avancuar renal. Rekomandimet e fundit ndërkombëtare dhe përvoja jonë e trajtimit me Inhibitorët e Tirozinë Kinazës – Dr. Bledi Kreka
10:40 – 11:00 Përgjigjia patologjike në pacientët e trajtuar me trajtim sistemik para nefrektomisë citoreduktive. – D.Sh.M Alketa Ymeri
11:00 – 11:30 Pyetje & Diskutime
11:30 – 12:00 Pushim Kafe
11:30 – 12:30 Satellite Symposia Amicus – Salla Pajtim Selmani
Sesioni 2/1 – Salla Butrinti
Kanceri i Vezikës Urinare
Moderatoë: Prof. Rezart Xhani, Dr. Shk. Anila Kristo Pema, Dr. Erald Karaulli
12:00 – 12:20 Kanceri i Vezikës Urinare: Diagnoza e kancerit të vezikës urinare – Dr. Shk. Rezart Xhani
12:20 – 12:40 Roli i anatomisë patologjike në kancerin e vezikës urinare, strategjia e orientuar nga markuesit. – Prof. Majlinda Ikonomi
12:40 – 13:00 Kanceri i Vezikës Urinare: nga diagnoza drejt trajtimit – Prof. Dr. Zoran Dzamic
13:00 – 13:20 Terapia neoadjuvante në kancerin e vezikës urinare MIBC – Dr. Shk. Enkelejda Çuedari
13:20 – 13:40 Roli i terapisë mbajtëse në kancerin urotelial të avancuar – Dr. Sh. M. Anila Kristo Pema
13:40 – 14:10 Pyetje & Diskutime
14:10 – 14:40 Pushim Dreke
14:10 – 15:10 Satellite Symposium Amicus – Salla Pajtim Selmani
14:40 – 15:10 Prezantime Poster
Profili molekular i kancerit të pulmonit me qeliza jo të vogla në pacientët shqiptarë – analizë fillestare nga EPROPA – Dr. Kleida Mati
“CRYOABLATION” i Kolangiokarcinomës Intrahepatike, pacienti i parë në Shqipëri – Prof. Asoc. Ilirian Laçi
Ecuria postoperatore e të sëmurëve të trajtuar me cistectomi radikale në shërbimin tonë. – Dr. Xhemal Keshi
Gjetjet imazherike në sindromin nefrotik si një sentinelë për sindromin paraneoplazik – Blerina Saraçi (Qirinxhi)
Sesioni 2/2 – Salla Butrinti
Kanceri i Vezikës Urinare
Moderatorë: Prof. Rezart Xhani, Dr. Shk. Anila Kristo Pema, Dr. Erald Karaulli
15:10 – 15:30 Terapitë aktuale në menaxhimin e kancerit metastatik të vezikës urinare – Dr. Emiljana Huti, Hygeia Hospital, Tiranë
15:30 – 15:50 Përzgjedhja e pacientëve për kimioterapi në kancerin e vezikës urinare muskul-invasive: Rëndësia e stafit multidisiplinar, eksperienca jonë, raste klinike. – PhD Candidate Sotiraq Senjo
15:50 – 16:10 Kanceri metastatik i vezikës urinare, i papërshtatshëm apo që nuk i përgjigjet trajtimit me cysplatine – Prof. Assoc. Eda Tanrıkulu Şimşek, M.D.
16:10 – 16:20 Karcinoma uroteliale e vezikës urinare me ndryshime miksoide të stromës. Njohja histopatologjike e një entiteti të rrallë tumoral. Paraqitje rasti. – Dr. Iva Plaku
16:20 – 16:40 Pyetje & Diskutime
24 Shkurt 2024
Sesioni 3
Kanceri i Prostatës
Moderatorë: Prof. Asoc. Silvana Çeliku, PhD Cand. Orges Spahiu, Dr. Shk. Elvisa Kozma
08:30 – 09:00 Regjistrimi
09:00 – 09:20 Rezultatet e prostatektomisë radikale retropubike në pacientët me kancer të prostatës – Dr. Shk. Aurel Janko
09:20 – 09:40 Inteligjenca Artificiale në Kancerin e Prostatës: Cilat jane projektet? – Lorenzo Memeo, MD
09:40 – 10:00 Trajtimi i kancerit të prostatës me teknika të avancuara të radioterapisë – Dr. Ledio Bregu
10:00 – 10:20 Rekurrenca biokimike në kancerin e prostatës: Një rishikim i literaturës – Dr. Shk. Fatjona Kraja
10:20 – 10:40 Menaxhimi i pacientëve me kancer të prostatës risk mesatar dhe të lartë – Dr. Flutura Proko
10:40 – 11:00 Kirurgjia robotike e kancerit të prostatës. Luks apo ekonomi? – Ilker TINAY, MD, FEBU, FACS
11:00 – 11:30 Pyetje & Diskutime
11:30 – 12:00 Pushim Kafe
11:30 – 12:30 Satellite Symposia Megapharm – Salla Pajtim Selmani
12:00 – 12:30 Poster Presentation
Ca pulmoni i avancuar me qeliza të vogla dhe orientimi drejt frekuencës së stadit të sëmundjes bazuar në tipin histologjik. – Dr. Riselda Tahiraj
Trombocitoza ekstreme në një palcë aplastike të shkaktuar nga kimioterapia në një pacient me karcinomë me origjine parësore të panjohur. – Dr. Anisa Mone
Sfidat e Diagnostikimit dhe Trajtimit të Kancerit të Vezikës Urinare sinkron me Kancerin e
Kolonit – Rast Klinik – Dr. Juliana Çuni
Endometrioza ureterale, nje diagnozë e komplikuar dhe anashkaluar: Rast klinik. – Dr. Eriselda Kurushi
12:30 – 12:45 Roli i radioterapisë në trajtimin e kancerit oligometastatik të prostatës – Dr. Shk. Elvisa Kozma
12:45 – 13:00 Linja e parë e trajtimit me terapi endocrine në kancerin e prostatës. – Dr. Romeo Bani
13:00 – 13:15 Agjentët e shëndetit të kockave, mekanizmi i veprimit, efikasiteti dhe toksiciteti. – Dr. Amanda Zeko
13:15 – 13:30 Karakteristikat molekulare, linja somatike dhe germinative në kancerin e prostatës – Dr. Ejona Çeliku
13:30 – 13:45 Rirrezatimi paliativ i metastazave kockore në kancerin e prostatës – Dr. Erald Karaulli
13:45 – 14:00 “Përditësimi i protokollit Infermieror në Onkologji” Kanceri i prostates – Msc. Raimonda Lalaj
14:00 – 14:30 Pyetje & Diskutime
14:30 – 14:40 Konkluzione dhe Mbyllje e Konferencës
Shpërndarje e Çertifikatave
Ky event mundësohet nga:
Sponsor Gjeneral: Swixx Biopharma, Megapharm
Sponsor Platinum: Novartis
Sponsor i Artë: Roche, Intermedica, SEMA Consulting Janssen
Sponsori i Argjendtë: Genius Lab, Imi Pharma, Delta Pharma, Bayer, Anadolu, Fufarma, Alb Global Pharma, Ermed
Ky event është në proces akreditimi për kategoritë: Mjekë Onkolog, Anatomo-Patolog, Urolog, Nefrolog, Imazherist, Kirurg, Radioterapeut si edhe mjekët e familjes.
Kreditet do të jenë proporcionale me kohën tuaj të qëndrimit në kongres.