Ju ftojmë të bëheni pjesë e një eventi të veçantë kushtuar Urologjisë në Shqipëri!
Stadiumi Loro Borici Shkodër
Shoqata e Kirurgëve Urologë Shqiptarë, me mbështetjen e Shoqatës së Urologëve të Kosovës dhe Spitalit Rajonal Shkodër, organizon konferencën “Aging Man”, më 19–20 Shtator 2025, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.
Ky event dyditor mbledh emra të njohur të Urologjisë dhe Andrologjisë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera, për të prezantuar risitë shkencore dhe trajtimet më të avancuara për patologjitë urologjike te burrat në moshë. Diskutime klinike, përvoja profesionale dhe zhvillime të reja – gjithçka në një platformë të vetme bashkëpunimi.
Ejani në Shkodër dhe bëhuni pjesë e këtij takimi të rëndësishëm profesional!
Programi Shkencor
15:00 | Regjistrimi i Pjesëmarrësve
15:45 | Fjalë Përshëndetëse
E premte – 19 Shtator
Sesioni I
Moderatorë: Aurel Janko, Bujar Frangu, Skender Saidi
16:00 Proteza penile: Hapat Kirurgjikalë dhe Ndërlikimet | Prof. Carlo Bettocchi
16:30 Implantimi i Protezës Penile te Pacientët me Sëmundjen Peyronie dhe pas Implantit të Infektuar | Prof. Ateş Kadıoğlu
17:00 Teknikat e Reja në Përmirësimin e Rezultateve të Prostatektomisë Radikale Robotike | Prof. Volkan Tuğcu
17:30 Trajtimi Kirurgjikal i Priapismit Ishemik | Prof. Ateş Kadıoğlu
18:00 | Pyetje & Diskutime
E shtunë – 20 Shtator
Sesioni I
Moderatorë: Gëzim Galiqi, Senad Bajramović, Liridon Selmani
09:00 Ultratingulli me Frekuencë të Lartë dhe Color-Doppler në Vlerësimin e Impotencës Seksuale Mashkullore dhe Sëmundjes së Peyronie | Prof. Shpëtim Telegrafi
09:30 Nevoja për Protezë Penile në Shqipëri | Dr. Gëzim Galiqi
10:00 Efektiviteti i Procedurës TESE në Trajtimin e Infertilitetit Mashkullor me Azoospermi jo-obstruktive: Rezultatet në Fertilizimin In Vitro | Dr. Liridon Selmani
10:30 Paradigma e testosteronit në kancerin e prostatës | Prof. Senad Bajramović
11:00 Përditësime mbi Sëmundjen Peyronie | Dr. Artan Koni
11:30 | Pyetje & Diskutime
12:00 | Pushim Kafeje
Sesioni II
Moderatorë: Shkëlqim Ferko, Bilbil Hoxha, Ognen Ivanovski
12:20 Hipogonadizmi tek Meshkujt: Sfida Klinike dhe Strategjitë e Trajtimit | Dr. Martina Ambardjieva
12:50 Efektet e Diabetit Mellitus mbi Funksionin Erektil | Dr. Taner Yusuf
13:20 Disfunksioni Metabolik dhe Simptomat e Traktit të Poshtëm Urinar | Dr. Ermir Nelaj
13:50 Kirurgjia e Sfinkterit Urinar Artificial: Këshilla dhe Teknikat për Rikthimin e Plotë të Kontinencës | Dr. Ognen Ivanovski
14:20 | Pyetje & Diskutime
14:50 | Konkluzione dhe Vlerësim i Konferencës
Tarifat e pjesëmarrjes:
Mjekë specialistë – 3.000 ALL
Specializantë – 2.000 ALL
Infermierë – 2.000 ALL
Mjekë familje – 2.000 ALL
Pagesa do të kryhet “on site”, ditën e eventit.

