Description
Hotel Hilton Garden Inn, Tiranë
NeuroBalance Academy: Autism & ADHD Update 2026
Diagnostikimi i Hershëm, Ndërhyrjet e Bazuara në Evidencë dhe Mbështetja Integrative në Neurozhvillim
Trajnim multidisiplinar për mjekë, psikologë, terapistë ABA, logopedë, terapistë okupacionalë, nutricionistë dhe profesionistë të tjerë që punojnë me fëmijë me ASD dhe ADHD.
08:30 – 09:00 | Regjistrimi
09:00 – 10:10 | Dr. Migena Kika, MD, PhD
Neuropediatre | Pedagoge, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë
Zhvillimi i Gjuhës dhe Komunikimit në Fëmijët Neurodivergjentë – Përpunimi Gjuhësor Gestalt
10:10 – 10:30 | Punë në Grupe
10:30 – 10:40 | Pushim
10:40 – 11:10 | Dr. Migena Kika, MD, PhD
Monitorimi i Zhvillimit dhe Menaxhimi Terapeutik i Fëmijëve me Neurodivergjencë
(përfshin monitorimin e zhvillimit nga 2 muaj deri në 6 vjeç dhe përditësimet mbi ndërhyrjet/menaxhimin terapeutik)
11:10 – 11:50 | Prof. Giovanni Maria Guazzo
Senior Behavior Analyst | Psikolog dhe Psikoterapist Kognitiv-Sjellor | International Behavior Analyst – IBA® | Përgjegjës I DIPSTAD, Centro Minerva, Napoli
Analiza e Aplikuar e Sjelljes (ABA) në Autizëm: Vlerësimi dhe Ndërhyrja Individuale
(parimet e ABA, vlerësimi funksional, profili i funksionimit, përcaktimi i objektivave individuale, ndërhyrjet klinike/edukative/familjare dhe mitet mbi ABA)
11:50 – 12:10 | Punë në Grupe
12:10 – 13:10 | Pushim
13:10 – 14:00 | Prof. Giovanni Maria Guazzo
Strategji Praktike për Menaxhimin e Sfidave të Përditshme në Autizëm
(menaxhimi i sjelljeve problematike dhe krizave, trajnimi për përdorimin e tualetit/kontrollin sfinkterik dhe vlerësimi e trajtimi i selektivitetit ushqimor)
14:00 – 14:25 | Dr. Albana Daka, MD, PhD
CEO & Scientific Director, FitHealth Group | Drejtore e Përgjithshme, Qendra ANNuK | Pedagoge, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë | Specialiste në Biokimi Klinike, Mjekësi Laboratorike, Nutricion Klinik dhe Mjekësi Parandaluese
Vlerësimi Klinik dhe Laboratorik në ADHD dhe ASD: Nga Diagnostika te Plani i Personalizuar i Kujdesit
(kontrollet para trajtimit, roli dhe kufijtë e testeve laboratorike, biomarkerët, mikrobioma, testet gjenetike/nutricionale dhe integrimi i të dhënave klinike e laboratorike në planin individual)
14:25 – 14:40 | Pyetje & Diskutime
14:40 – 14:50 | Pushim
14:50 – 15:20 | Dr. Albana Daka, MD, PhD
Qasjet Integrative në Menaxhimin e ADHD dhe ASD: Nutricioni, Suplementimi dhe Terapia Mbështetëse
(nutricioni klinik, boshti zorrë–tru, suplementimi i targetuar, monitorimi i përgjigjes dhe roli i HBOT si terapi mbështetëse në një qasje multidisiplinare)
15:20 – 16:10 | Prof. Carmelo Rizzo, MD
Profesor i Mjekësisë së Brendshme dhe Nutricionit Klinik | President, AINUC – Itali | Università Degli Studi Niccolò Cusano, Romë
Mineralograma në Çrregullimet e Zhvillimit Neurologjik: Mite, Fakte dhe Interpretim Klinik
- Çfarë mat realisht mineralograma dhe cilat janë kufizimet e saj?
- Depozitimi, bio-disponibiliteti dhe ndërveprimet ndërmjet mineraleve.
- Gabimet më të zakonshme në interpretim dhe rreziku i suplementimit pa indikacion.
- Integrimi me analizat laboratorike, anamnezën dhe vlerësimin nutricional.
16:10 – 16:20 | Pyetje & Diskutime




