AMPLE / SHËRBIMET TONA

Shërbimet
tona.

Ju përqendroheni te shkenca, ne kujdesemi për gjithçka tjetër.

  • Konferenca
  • Takime rajonale
  • Kurse
  • Lançime
  • Farmacistë
  • Fushata
  • Masterklasa
Le të flasim
Pjesëmarrësit në Let’s Heal Congress 2026, një event i Ample
Skena e një eventi të Ample

Hyrje

Që nga viti 2021,
në mbarë Shqipërinë.

Që nga viti 2021, Ample organizon evente mjekësore në mbarë Shqipërinë, me një mision: të çojë përpara dijen, inovacionin dhe bashkëpunimin në shëndetësi. Jemi partner organizativ i mbi 30 shoqatave profesionale dhe institucioneve, dhe kemi realizuar mbi 150 evente në 10 qytete. Sot, me Ample M Class, edukimin mjekësor e çojmë edhe online.

5+
Vite
150+
Evente
30+
Shoqata partnere
10
Qytete

Shërbimi 01

Konferenca dhe kongrese mjekësore të akredituara

Prej më shumë se pesë vitesh, Ample është partner organizativ i mbi 30 shoqatave profesionale dhe institucioneve në Shqipëri. Kemi realizuar dhjetëra konferenca mjekësore, duke i shoqëruar partnerët tanë nga hapi i parë deri në mbylljen e eventit. Ju përqendroheni te shkenca, ne kujdesemi për gjithçka tjetër.

Pjesëmarrës në ENDometriosis Day Albania
  • Identiteti vizual i eventit

    Krijojmë dizajnin dhe identitetin vizual të çdo konference. Shpesh i japim vend artit, si një element që zgjon kureshtjen dhe e hap mendjen ndaj ideve të reja.

  • Marketingu dhe promovimi

    Promovojmë eventin përmes rrjeteve sociale, email-it dhe WhatsApp-it, që njoftimet dhe ftesat të arrijnë në kohë te pjesëmarrësit e duhur.

  • Programi shkencor dhe abstraktet

    Menaxhojmë thirrjen për abstrakte dhe sesione, prezantimet orale dhe E-Poster, deri te libri i abstrakteve me numër ISBN.

  • Asistencë për akreditimin

    Ndihmojmë në përgatitjen e dokumentacionit për procedurat e akreditimit.

  • Vendi dhe logjistika

    Gjejmë hotelin ose ambientin e përshtatshëm, menaxhojmë sistemin audiovizual dhe përgatisim të gjitha materialet e printuara.

  • Regjistrimi dhe pagesat online

    Pjesëmarrësit regjistrohen dhe paguajnë online, në faqen e internetit ose në aplikacion.

  • Aplikacioni Ample 2.0

    Në aplikacion, pjesëmarrësit ndjekin programin e eventit dhe kanë biletën e tyre, me të cilën bëjnë check-in dhe check-out ditën e eventit. Aty njihen me sponsorët dhe marrin certifikatën e pjesëmarrjes.

  • Platforma për lektorët

    Lektorët aplikojnë përmes një platforme të dedikuar, të thjeshtë dhe të shpejtë.

  • Menaxhimi i sponsorëve

    Hartojmë kontratat me sponsorët dhe kujdesemi për mbarëvajtjen e stendave të tyre gjatë konferencës.

Nga konferencat njëditore deri te kongreset trediteshe me 800 pjesëmarrës, çdo event menaxhohet tërësisht nga ekipi ynë.

Shërbimi 02

Takime rajonale me raste klinike: Enigma Klinike

Edukimi mjekësor nuk duhet të mbetet vetëm në Tiranë. Që nga viti 2021, Ample organizon takime rajonale ku mjekët e çdo qyteti prezantojnë raste klinike nga praktika e tyre e përditshme dhe i diskutojnë me kolegët. Sot ky format njihet si Enigma Klinike.

Në vitin 2026, Enigma Klinike u zhvillua në nëntë qytete:

  • Lezhë
  • Shkodër
  • Berat
  • Fier
  • Durrës
  • Elbasan
  • Lushnjë
  • Korçë
  • Gjirokastër

Në Shkodër dhe Korçë ishte edicioni i pestë.

  • Raste nga praktika e përditshme

    Mjekët e rajonit prezantojnë raste reale, në sesione të moderuara, me kohë të mjaftueshme për pyetje dhe diskutim.

  • Komitet shkencor lokal

    Çdo takim ka komitetin e vet shkencor dhe organizativ, me mjekë që e njohin nga afër praktikën dhe sfidat e rajonit.

  • Bashkëpunim me institucionet vendore

    Takimet i ndërtojmë së bashku me Këshillat Rajonalë të Urdhrit të Mjekut dhe spitalet rajonale.

  • Hapësirë për partnerët

    Kompanitë farmaceutike mund të prezantohen me simpoziume satelit, pranë mjekëve të rajonit.

Shërbimi 03

Trajnime dhe kurse praktike

Disa aftësi mësohen vetëm duke i parë nga afër dhe duke i provuar me duart e tua. Që nga viti 2023, Ample është partner organizativ i kurseve praktike dhe sesioneve live surgery, ku mjekët mësojnë drejtpërdrejt nga ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ju sillni ekspertizën, ne krijojmë kushtet që ajo të mësohet në praktikë.

Ekografi e shfaqur drejtpërdrejt në sallë, Konferenca III e Ekografisë Shqiptare
  1. Live surgery

    Operacione të transmetuara drejtpërdrejt nga salla e operacionit në sallën e kursit, të moderuara nga ekspertët. Transmetimi live realizohet nga partnerët tanë, si nga spitalet në Shqipëri, ashtu edhe nga qendrat kirurgjikale jashtë vendit.

  2. Kurse hands-on

    Kurse me vende të kufizuara, ku pjesëmarrësit praktikojnë teknikat në simulatorë dhe pajisje trajnimi, nën drejtimin e instruktorëve, edhe si kurse para-kongresi në hapje të kongreseve. Ishim partner organizativ i First Albanian ISGE Basic Laparoscopy and Hysteroscopy Course (2024), kursi i parë ISGE në Shqipëri.

  3. Organizimi i plotë

    Si partner organizativ, kujdesemi për gjithçka tjetër: asistencën për akreditimin, regjistrimin dhe pagesat online, vendin dhe sistemin audiovizual, materialet dhe certifikatat e pjesëmarrjes.

Shërbimi 04

Eventet e lançimit të produkteve mjekësore

Një produkt i ri meriton një prezantim që mbahet mend. Ample organizon evente lançimi për kompanitë farmaceutike dhe të teknologjisë shëndetësore, që e çojnë produktin te mjekët dhe farmacistët e duhur. Bashkojmë përmbajtjen shkencore me një atmosferë që krijon lidhje.

Krijojmë evente që lënë gjurmë në kujtesën e pjesëmarrësve.

  1. Programi shkencor

    Ndërtojmë një program ku produkti prezantohet nga emra të njohur të fushës, shpesh krah themeluesve të kompanisë. Kështu, prezantimi ka bazë shkencore dhe jo vetëm tregtare.

  2. Audienca e duhur

    Ftojmë specialitetet që lidhen drejtpërdrejt me produktin. Menaxhojmë ftesat dhe listën e të ftuarve, edhe për eventet vetëm me ftesë. Eventet për produkte me recetë organizohen vetëm për profesionistët e shëndetësisë, në përputhje me rregullat e promovimit.

  3. Takime multidisiplinare

    Për terapitë që prekin disa specialitete, ndërtojmë formate me sesione për secilën fushë, që çdo grup të marrë informacionin që i duhet.

  4. Atmosfera dhe networking

    Pjesën shkencore e shoqërojmë me një përvojë artistike ose teknologjike, që e bën eventin të veçantë për pjesëmarrësit.

  5. Organizimi i plotë

    Kujdesemi për vendin, dizajnin dhe identitetin vizual të eventit, sistemin audiovizual, materialet e printuara dhe të ftuarit.

Shërbimi 05

Evente për farmacistë

Farmacisti është shpesh profesionisti i parë që takon pacienti. Prandaj, që nga viti 2021, Ample organizon evente të dedikuara për farmacistët, që lidhin dijen shkencore me sfidat e përditshme në farmaci.

Takimi “Dermatologjia në farmaceutikë”
  1. Tema nga praktika e farmacisë

    Programet trajtojnë tema që farmacistët i hasin çdo ditë, nga problematikat e lëkurës te vendimmarrja klinike.

  2. Hapësirë për partnerët

    Kompanitë farmaceutike dhe dermokozmetike mund të prezantohen me simpoziume satelit, pranë një audience të përbërë nga farmacistë.

  3. Organizimi i plotë

    Kujdesemi për programin, vendin, brandimin dhe marketingun e eventit, regjistrimin dhe pagesat online, materialet dhe certifikatat e pjesëmarrjes.

Nga eventi i parë për farmacistët në 2021, drejt Beyond the Counter në 2026: një kongres dyditor i dedikuar tërësisht farmacistëve.

Shërbimi 06

Fushatat e ndërgjegjësimit

Edukimi shëndetësor nuk mbaron në sallat e konferencave. Ample ka realizuar mbi 10 fushata ndërgjegjësimi për tema të rëndësishme shëndetësore, që u flasin si profesionistëve të shëndetësisë, ashtu edhe publikut të gjerë. Në secilën bashkojmë ekspertët, partnerët dhe një mënyrë komunikimi që mbetet në mendje.

Fletëpalosje për matjen e tensionit në Ditën Botërore të Hipertensionit
  • Ditë të dedikuara ndaj një sëmundjeje

    Evente që mbledhin ekspertët rreth një teme të vetme, si Dita Botërore e Astmës, Dita e Hipertensionit, ENDometriosis Day Albania, MS Day Albania dhe Tetori Rozë.

  • Aktivitete në hapësira publike

    Fushata që dalin nga salla dhe takojnë qytetarët aty ku janë, si marshimi për ndërgjegjësimin mbi kancerin kolorektal në Liqenin Artificial të Tiranës.

  • Arti si mjet ndërgjegjësimi

    Shpesh përdorim artin për ta bërë mesazhin më të afërt: koncerte dhe performanca artistike që e sjellin një temë shëndetësore pranë njerëzve, në një mënyrë që mbahet mend.

  • Bashkëpunimi me shoqatat dhe institucionet

    Fushatat i ndërtojmë së bashku me shoqatat profesionale, bashkitë dhe institucionet shtetërore, që mesazhi të ketë autoritet dhe të shkojë më larg.

  • Organizimi i plotë

    Kujdesemi për idenë dhe identitetin vizual të fushatës, materialet e printuara dhe logjistikën e aktiviteteve.

Mbi 10 fushata deri tani, për hipertensionin, astmën, sklerozën multiple, endometriozën, kancerin kolorektal dhe kancerin e gjirit.

Shërbimi 07

Masterklasat online: Ample M Class

Dija e mirë duhet të jetë e arritshme kurdo. Me Ample M Class, mjekët dhe farmacistët mësojnë nga ekspertët e fushës në kohën e tyre, përmes masterklasave të regjistruara në aplikacionin dhe në faqen e internetit të Ample. Ashtu si eventet tona live, edhe masterklasat do të akreditohen me kredite CME.

Zbuloni M Classes
Klaketë filmimi me mbishkrimin AMPLE gjatë xhirimit të një masterklase
  • Mësim në segmente

    Çdo masterklasë ndahet në segmente video, me një kuiz pas çdo segmenti, që dija të përforcohet hap pas hapi.

  • Certifikatë dhe kredite CME

    Pas përfundimit, pjesëmarrësi merr certifikatën e përfundimit dhe kreditet CME, pasi masterklasa të jetë akredituar.

  • Kurdo dhe kudo

    Masterklasat ndiqen në aplikacionin Ample 2.0 dhe në faqen e internetit, nga telefoni ose nga kompjuteri.

  • Partneritet me ekspertët

    Mjekët dhe farmacistët sjellin dijen dhe miratojnë versionin final. Ample mbulon xhirimet, montazhin dhe prodhimin, ndërsa të ardhurat nga shitjet ndahen me ekspertin.

Ample M Class mbështetet nga skema Grant 2026 e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, e zbatuar nga Agjencia Innovation4Albania.